Këshillat e mjekut: Si të mbrohen shtatzënat nga COVID-19

Mjeku i Klinikës Infektive, Valbon Krasniqi, ka dhënë këshilla për shtatzënat se si të sillen në këtë kohë të pandemisë së coronavirusit.

Doktori ka treguar se sa janë të rrezikuara shtatzënat, a bartet virusi te fetusi, dhe a duhet nënat e reja t’i ushqejnë me gjidhënie fëmijët e porsalindur nëse kanë shenja të virusit COVID-19.

Ai ka thënë se deri më tani nuk është vërtetuar se shtatzënat janë më të rrezikuara sesa popullata e përgjithshme.

Por, sipas tij, për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e tyre dhe në sistemin imun, shtatzënat mund të jenë më të ndjeshme ndaj infeksioneve respiratore.

Këto janë veprimet që duhet të bëjnë shtatzënat për t’u mbrojtur nga COVID-19:

– Pastroni duart sa më shpesh me tretësira me bazë alkooli ose me sapun dhe ujë;

– Mbani distancën me personat tjerë dhe shmangni kontaktet me shumë njerëz;

– Mos prekni me duar sytë, hundën dhe gojën;

– Praktikoni higjienën respiratore: mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtiteni dhe hudhni pastaj faculetën ne shportën e mbeturinave;

– Nëse keni temperaturë, kollitje ose vështirësi në frymëmarrje, lajmërohuni menjëherë te mjeku.

A duhet të testoheni për COVID-19 ?

Nëse keni simptome, PO. Shtatzënat duhet të kenë prioritet për testim.

A mund të kalojë virusi nga shtatzënat tek fetusi (fryti) ?

Ende nuk dihet nëse shtatzënat me COVID -19 mund t’a përcjellin virusin tek fryti apo foshnja gjatë dhe pas lindjes. Deri më sot virusi nuk është gjetur në këngun amniotik e as në qumshtin e gjirit.

A duhet të lindin me prerje cezariene shtatzënat me COVID infeksion?

  1. Vetëm nëse ka arësye tjera mjekësire, atëherë po.

A duhet të ushqejnë me qumsht gjiri foshnjet e tyre nënat me COVID-19 infeksion?

  1. Nënat me COVID-19 mund të ushqejnë me qumësht gjiri foshnjet: Por duhet të:

– Praktikoni higjienën respiratore – mbuloni gojën dhe hundën me maskë ose faciletë gjatë gjidhėnies;

– Pastroni duart gjithmonë para dhe pasi të prekni (ta mbani) foshnjen;

– Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet që prekni.