Këshillat e Mjekut: Çka është artriti septik dhe si trajtohet?

Artriti infektiv ose septik është proces inflamator i hapësirës artikulare i cili vjen si pasojë e invadimit të mikroorganizmave.

Ky reaksion jep dhimbje, enjtje, skuqje, kufizim të lëvizjes dhe në fund edhe shkatërrim të artikulacionit dhe invaliditet në rast se nuk trajtohet.

Artriti zakonisht shkaktohet nga përhapja e bakterieve në ndonjë vend tjetër në drejtim të nyjeve, për shembull mund të ndodhë të jenë infeksione respiratore, apo të traktit urinar.

Shkaktarët më të shpeshtë janë bakteriet sepse në masë të madhe virusët janë shkaktarë të rrallë të këtyre sëmundjeve.

Bakteriet si Stafillokoku aureues është më i shpeshti, por ndodhë të jetë edhe gonorea apo bacilet gram negative.

Kryesisht kur ndodhë artriti septik preken dy e më shumë nyje në të njëjtën kohë, gjuri është nyja më e prekur me rreth 50 përqind të rasteve pastaj nyjet e legenit, supet, bërrylat dhe shputat.

Dr. Afrim Gashi, reumatolog – Foto: KALLXO.com

Artriti manifestohet me dhimbje ekstreme përfshire edhe skuqje në lëkurë, por duhet pasur kujdes pasi që pasqyra klinike mund të maskohet te të moshuarit apo te pacientët me imunitet të dobët por edhe te pacientët me artrit rheumatoid dhe tea ta që përdorin drogëra të ndryshme.

Diagnostikimi bëhet duke marrë pasqyrën klinike dhe historinë e pacientit por edhe duke bërë analiza të ndryshme.

Mjekimi bëhet me antibiotikë varësisht nga lloji i bakterieve që i kanë sulmuar nyjet. Terapia me antibiotike mund te vazhdohet edhe pas 6 javësh.

Varësisht nga rasti mund të bëhet edhe mjekimi ortopedik (artrocenteza, lavazha dhe debridementi , përkatësisht nëse nyja prostetike është prekur nga infeksioni) apo edhe imobilizimi i nyjës, gjë e cila pasohet nga fizioterapia.