Burimi i fotos - CNN

Studim - Dieta e shëndetshme largon depresionin te të rinjtë

Dieta me ushqime mesdhetare është lehtë për t`u gjetur në markete, të cilat përmbajnë lëndë ushqyese dhe të cilat njihen për jetëgjatësi dhe kanë përfitime të tjera shëndetësore të cilat janë aprovuar edhe nga studime shkencore.

Brokoli është pjesë e kësaj liste për shkak të përmbajtjes së lëndëve ushqyese, me 30 kalori në një gotë.

Kjo do të thotë që ju mund të merrni një sasi të madhe fibrash, antioksidantë që ua detoksifikojnë qelizat që po ua dëmtojnë trupin.

Jo vetëm që të hash këtë lloj diete për tre javë përmirëson depresionin tek të rinjtë, por ata që e vazhduan këtë dietë për tre muaj e vazhduan këtë përmirësim edhe në jetën e përditshme, në bazë të një pyetësori të rastësishëm për dietat dhe depresionin.

“Thjeshtë të përdorësh ushqime të përpunuara, dhe rritja e përdorimit të frutave, perimeve dhe peshkut rezultoi në përmirësimin e simptomave të depresionit”, tha Heather Francis, një neuropsikolog në Universitetin Macquire të Australisë dhe autor i studimeve të publikuara në gazetën “PLOS one”, raporton CNN.

“Adoleshentet tek të cilët u rrit sasia e kësaj diete me konsumim të frutave dhe perimeve shfaqen rezultate më të mëdha të përmirësimit”, tha Francis, dhe ata të cilët nuk e ndryshuan dietën, nuk patën ndryshime në gjendjen depresive të tyre qysh prej fillimit të studimit.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve në këtë studim ishte 19 vjeç.

Pjesëmarrësve në këtë studim u ishte kërkuar të mos përdornin Karbohidrate të rafinuara: sheqer, produkte të mishit, dhe pije të lehta.

“Ushqimet e mbipërpunuara rrisin inflamacionin, që është një faktor i rrezikshëm për depresion”, tha Francis.

“Gjatë tre javëve të studimit, të rinjtë ishin obliguar të hanë ushqime të caktuara dhe atë çdo ditë: 5 perime, 2-3 fruta, 3 lloje drithërash, proteina si: mish i bardhë, vezë, peshk, produkte qumështi, tre lugë fara dhe kikirikë, dy lugë gjellë vaj ulliri, dhe një lugë gjelle kalli i bluar, kjo e fundit i është shtuar listës për shkak të vetive anti-inflamatore që posedon”, tha Francis.

Hulumtime të kaluara kanë shfaqur një lidhje midis ushqimeve të mbipërpunuara dhe rrezikun e rritur të depresionit, teksa konsumojmë dieta të shëndetshme siç janë ushqimet mesdhetare, është i lidhur me uljen e rrezikut nga depresioni.

Por janë bërë edhe disa teste të rastësishme klinike për lidhjen mes dietës dhe shtyrjes drejt depresionit.

Një studim në vitin 2018 në qendrën për ushqim dhe gjendje emocionale në Universitetin Deakin të Australisë, i quajtur “Buzëqeshja”, u ekzaminuan 67 njerëz për të pasur më shumë ide mes asaj që hamë dhe gjendjes mentale.

Disa nga pjesëmarrësit në këtë studim mbajtën dietën e tyre të pashëndetshme por morën terapi shtesë, derisa të tjerët ju përmbajtën dietës së lartpërmendur.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin duke përdorur antidepresant, psikoterapi ose kombinime tjera të medikamenteve dhe terapive.

“Në fund të tre muajve, 32% të cilët ndoqën dietën nuk kishin përmasa depresive, vetëm 8% e njerëzve që merrnin përkrahje sociale dhe jo intervenim dietik arritën të njëjtat rezultate.

 

Rekomandimet dietike të bëra në studim ishin modeste dhe nuk përfshinin sasi të caktuara të ushqimit të marrë”, tha Francis, duke shtuar më tej se ushqimet nuk ka pse të jenë të shtrenjta ose që duhet shumë kohë për t`u përgatitur.

“Është shumë e rëndësishme të dini se të bërit e disa ndryshimeve modeste në atë se çfarë hamë, mund të ketë ndikim të madh në shëndetin tuaj mendor”, tha Francis.

Burimi  – LINK