Merita Raci

Rëndësia e analizave laboratorike për pacientët

Analizat laboratorike për pacientët janë mjaft të rëndësishme, mirëpo mund të themi se viteve të fundit është vetëdijesuar popullata dhe gjithnjë e më shumë kërkojnë analiza laboratorike, dmth janë të interesuar të përcjellin gjendjen e shëndetit të tyre. Mirëpo edhe ne ju qëndrojmë afër që të ju ndihmojmë në sqarimin, interpretimin e tyre dhe në rastet kur është e nevojshme ju sugjerojmë edhe analizat shtesë të cilat duhet t’i punojnë.

Një pacient është mirë që së paku njëherë në gjashtë të përcjellë një pasqyrë të gjakut, një urinë të thjeshtë dhe një check-up të përgjithshëm për secilin organ në organizëm në mënyrë që të dihet funksioni i secilit organ, dmth analizat rutinë duke filluar nga secili organ i cili ndodhet në organizëm.

Përmes analizave laboratorike e kupton gjendjen momentale të organizmit gjithsesi në konsultim me biokimistin, i cili ia interpreton rezultatet.

Viteve të fundit kanë dalë analiza të ndryshme, të cilat janë specifike për sëmundje të ndryshme dhe ndihmojnë në diagnostikimin e tyre. Kohët e fundit tash në Kosovë punohen, konkretisht te ne, punohen analizat, të cilat më parë ndoshta janë vonuar, është dashur të dërgohen jashtë shtetit.

Janë vonuar një javë, dy ndërsa sot ne ofrojmë shërbime të cilat kryhen brenda një dite, siç është intoleranca në laktozë, intoleranca ushqimore, ngarkesa virale e Hepatitit qoftë B apo C, lupusi anticoagulant, proteinat C, S.

Vlen të ceket se këto janë disa analiza të cilat janë mjaft të rëndësishme për diagnostikimin e pacientëve, të cilët kanë probleme qoftë të natyrës së hepatitit siç është ngarkesa virale e Hepatitit B ose kanë probleme me trombozë siç janë: goditja në tru, ihsemit kalimtare, etj. të gjitha këto të cilat kryhen brenda një dite duke përfshirë ose gratë shtatzëna që kanë aborte të shpeshta këto i punojmë siç është trombofilia, lupusi antikoagulant, proteinat C, S, këto kryhen, dmth brenda ditës në laboratorin Avicena, dmth janë specifike për secilën moshë.

Përpos analizave rutinë që preferohet t’i bëjë secili atëherë ne në bazë të gjendjes klinike të pacientit, punohet edhe check-up për secilën moshë, është i dedikuar.