CNN

Nëse përdorni sodë ose kripë për të pastruar dhëmbët, duhet të ndaloni së bëri këtë

Nëse rregullisht përdorni kafe, qaj, verë të kuqe dhe pasta, ju  mund të jeni në dijeni që këto ushqime lënë shenja në dhëmbët tuaj pasi të konsumohen.

Por nëse mendoni se keni gjetur një zgjidhje për t`i zbardhur në formë të kripës apo sodës se bikarbonit, mendohuni prapë.

“Nuk shoh ndonjë arsye mjekësore se përse dikush duhet t`i pastrojë dhëmbët me kripë”, tha Dr.Matt Messina, një dentiste nga Ohio, dhe asistente në kolegjin e stomatologjisë në Ohio.

“Nuk ka asnjë evidence shkencore se të pastruarit e dhëmbëve me kripë do ketë efekt në zbardhjen e  tyre”, e njëjta mund të thuhet për sodën, edhe pse ka me shumë baza të vlefshme të përdorësh sodën për pastrim të dhëmbëve, sqaroi Melissa.

“Soda është një tretës i butë dhe kimikisht mund të neutralizojë shkaqet e kariesit”, tha ajo.

Por një gjë e tillë është përdorur me herët, kurse sot kemi më shumë opsione, në fakt ekspozimi i dhëmbëve ndaj kripës dhe sodës mund ta dëmtojë sipërfaqen e dhëmbit, duke bërë që baktere të ndryshme të shkaktojnë më shpejt karies.

Mund të ndodhë edhe dëmtimi i nervit, dhe ngrënia e çamçakëzëve do ta bëj më sensitive, sqaroi tutje dr. Gerald Grossman, dentist nga New York.

“Ju mund të shihni efekte të shkurta kohore, por kjo nuk ja vlen për dëmin që do ta shkaktoni” tha Melissa, duke shtuar se jo të gjitha rastet janë të njëjta, por dentina e dëmtuar nuk mund të kthehet, shkruan CNN.

Mënyra më e mirë për të pastruar dhëmbët

“Në mënyrë që t`i mbani dhëmbët sa më të bardhë, është e rëndësishme t`i shpërlani pas çdo vakti, dhe të përdorni pasta të aprovuara nga asociacioni Amerikan dental, Dhëmbët e pastër janë më të bardhë dhe më të shëndetshëm”, tha Melissa.

“Kripa mund të përdoret si një prej përbërësve të pastës së dhëmbëve, por kjo sasi është shumë e  vogël”, tha Gossman.

“Nëse pastat nuk po ju japin rezultatet e pritura atëherë është mirë të konsultoheni me një dentist, sepse ka teknika të ndryshme dhe efektive për çdo person”, tha Melissa.

BURIMI CNN – LINK