Luftoni të ftohtin dhe viruset me këtë supë

Kërpudhat, të pasura me vitamina, kripëra minerale dhe plot vlera ushqyese të tjera, janë burime bimore të cilat përveçse pak të kushtueshme, janë edhe shumë të shëndetshme.

Duke konsumuar kërpudha ju do keni më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundjet. Ata sigurojnë antioksidantë të cilët sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore.

Për këtë supë duhen:

7-8 kërpudha champignon të freskëta, pak gjalpë, 1 karrotë, 1/2 l ujë, 1/2 l qumësht, një lugë pana ose kos, 1 qepë të kuqe të vogël dhe majdanoz.

Përgatitja: Gjalpin e shkrini në një tenxhere, ndërkohë grijeni qepën hollë dhe e skuqni në tiganin me gjalpë.

Pastroni dhe grijeni karotën së bashku me kërpudhat, më pas i hedhni të skuqen bashkë me qepën për disa minuta.

Pasi të jenë skuqur duhet hedhet uji dhe ta leni të zihej për 20 minuta.

Pas zierjes duhet të hidhni pak qumësht, kosin, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Në fund pastrojeni majdanozin dhe hidheni sipër supës./21Media