Kur duhet ndaluar së konsumuari kafeinë në mënyrë që të bëjmë një gjumë të rehatshëm?

Shumë prej nesh i fillojnë ditët në të njëjtën mënyrë: me një filxhan kafe ose çaj. Kafeina është pjesë e rutinës sonë po aq sa edhe larja e dhëmbëve apo veshja ditore.

Me gjasë, zakonet tuaja zgjerohen edhe pak më shumë me një filxhan kafe edhe pasdite, apo edhe me një pije të gazuar gjatë darkës.

Dhe mbase, si rezultat, ju shtriheni dhe nuk ju zë gjumi duke menduar se ku keni gabuar në vend që tashmë të ishit duke bërë një gjumë të këndshëm.

Përgjigjiet rreth këtyre pyetjeve të mësipërme na i jep i intervistuari nga CNN, Rob M. van Dam, studiues në epidemiologji dhe në të ushqyer Universiteti Kombëtar i Singaporit. Rob M. van Dam, na tregon se kur duhet të konsumojmë me mençuri kafeinë, çfarë cilësohet si shumë dhe çfarë të dimë pse ndikon secili prej nesh ndryshe.

CNN: Si mund ta dimë kur është koha për ta ndaluar pirjen e kafesë gjatë ditës në mënyrë që ta bëjmë një gjumë të mirë?

Rob van Dam: Kjo tingëllon si një pyetje e thjeshtë, por fatkeqësisht nuk ka një përgjigje për të. Dhe kjo për shkak se njerëz të ndryshëm reagojnë shumë ndryshe ndaj kafeinës.

Nëse ndjeni të dridhura, ndjeheni nervoz papritmas, apo nëse rrahjet e zemrës suaj po ndryshojnë, kjo mund të ndodhë për shkak se keni konsumuar shumë kafeinë. Dhe në mënyrë të ngjashme, mund të jetë pengesë e një gjumi të mirë.

CNN: Cilët faktorë ndikojnë në mënyrën se si reagojmë ndaj kafeinës?

Van Dam: Stili juaj i jetës bën një ndryshim. Për shembull, njerëzit që pinë duhan metabolizojnë kafeinën në mëlçi rreth dy herë më shpejt. Nëse jeni një duhanpirës, ka të ngjarë të pini kafeinë deri në një kohë të vonshme nate dhe tëbëni një gjumë të mirë.

Por ka edhe faktorë të tjerë, të tillë si nëse përdorni hapa oralë nëse jeni grua, duhet dy herë më shumë për të metabolizuar kafeinën. Mund të ndodhë të jeni në gjendje të konsumoni kafeinë në mbrëmje dhe ende të bëni një gjumë të mirë, dhe më pas të filloni të përdorni hapa oralë dhe mund të shihni se nuk mund të flini më mirë.

Gjenetika po ashtu luan rol, pasi që disa njerëz kanë variante në kodin e tyre gjenetik që ndikon në enzimat në mëlçi të cilat  metabolizohen dhe çlirohen nga kafeina. 

CNN: Sa shumë kafeinë kosniderohet e tepërt?

Van Dam: Në përgjithësi, nga shoqata të ndryshme, të tilla si Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandohet që të mirëmbahet kafeina në 400 miligramë në ditë ose më pak. Nëse shikoni një filxhan kafe normale me 8 ons (226 gram), ajo ka rreth 100 miligram kafeinë, kështu që kjo sasi do të ishte deri në katër filxhanë kafe në ditë.

Një rekomandim tjetër është ta mbani këtë sasi jo më shumë se 200 miligramë. Edhe pse mund të pini katër gota në ditë, nuk dëshironi të pini katër filxhanë në të njëjtën kohë – kjo do të jetë shumë për trupin që të metabolizohet, për të paktën për shumicën e njerëzve.

CNN: A është kafeina për të gjithë?

Van Dam: Kafeina me të vërtetë ju rrëmben pak dhe ju bën edhe më vigjilent. Kështu që veçanërisht për njerëzit me detyra rutinore, mund të jetë i dobishëm. Por jo të gjithë kanë nevojë për kafeinë. Dikush ka energji të mjaftueshme dhe mund ta kalojë një ditë në mënyrë perfekte si dhe të bëjë gjumë të mire edhe pa konsumimin e kafeinës.

Dhe nuk ka asnjë arsye ta pini një kafe nëse nuk dëshironi ta bëni një gjë të tillë . Sepse edhe nëse ju pëlqen shija e kafesë, gjithmonë mund të pini kafe pa kafeinë.

CNN: A është e sigurt kafeina?

Van Dam: Kohëve të fundit, njerëzit kanë qenë shumë të shqetësuar për kafeinën në lidhje me rrezikun e kancerit, rrezikun kardiovaskular ose rezultate të tjera shëndetësore. Dhe hulumtimi për këtë ka qenë vërtet shumë qetësues. Deri tani, kafeja është ndoshta një nga pijet më të studiuara.

Pra, nëse jeni duke e shijuar kafenë, po shijoni kafeinë dhe mund ta konsumoni atë në mënyrë më të moderuar dhe nuk keni efekte të dëmshme – në të vërtetë nuk duhet të shqetësoheni shumë për efektet shëndetësore të kafesë ose kafeinës.

Përkthyer nga: Nuhi Shala