ilustrim

Katërmbëdhjetë të rinj që kishin tymosur cigare elektronike janë shtrirë në spital

Katërmbëdhjetë të rinj janë shtruar në spital pas problemeve me frymëmarrje si pasojë e tymosjes me cigare elektronike në Wisconsin dhe Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois tha se emrat dhe llojet e produkteve që janë përdorur janë ende duke u hetuar, raporton CNN.

Thomas Haupt, një epidemiolog i sëmundjeve të frymëmarrjes në Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore të Ëisconsin, tha se të gjithë të sëmuarit ishin të rinjë që ishin më herët të shëndetshëm.

“Ata po hynin në sëmundje të rënda të frymëmarrjes, dhe në disa raste, ata në fakt duhej të kalonin te njësia e kujdesit intensiv “tha ai.

Sëmundja e mushkërive te këta të rinj në fillim dukej sikur ishte shkaktuar nga një infeksion, “por çdo test është kthyer plotësisht negativ”, tha Haupt për CNN.

Sipas tij e vetmja pistë dyshimi janë cigaret elektronike por që ata nuk e dinë se çka saktësisht kanë tymosur dhe ku i kanë siguruar ato cigare.

Chuck Waracheda, nga Departamenti i Dhëndetit të Wisconsin, tha se të gjithë ishin shtruar në spital me probleme në frymëmarrje, lodhje dhe dhimbje në gjoks.

“Disa madje kishin nevojë për ndihmë për të marrë frymë” tha ai, raporton CNN.

Sipas tij pacientët po përmirësohen përgjithësisht por  është e paqartë se me çfarë efekte afatgjata mund të përballen ata.

Në lidhje me sigurinë e këtyre cigareve elektronike ishte diskutuar edhe më herët. Shoqata Amerikane e Mushkërive, thotë se është shumë e shqetësuar në lidhje me ndikimin e cigareve elektronike në mushkëri.

Kjo organizatë tregon për hulumtime që tregojnë se përbërësit kryesorë të këtyre cigareve  mund të dëmtojnë qelizat ose të përmbajnë “kemikale të rrezikshme” që mund të “shkaktojnë sëmundje të mushkërive, si dhe sëmundje kardiovaskularem, raporton CNN.

Përgatiti: Paulina Nushi