Instituti i Shëndetësisë Publike shpërndan mjekët në tërë Kosovën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot njoftoi se ekipet e profesionistëve shëndetësor anekënd vendit në parandalimin e coronavirus.

Instituti bëri të ditur se ekipet janë kudo: në laboratore, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës.

“Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, bëri të ditur instituti përmes një njoftimi në Facebook.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19.

Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit deri më 27 mars 2020.

Po ashtu, është vendosur që të pezullohen linjat ajrore nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë deri në një vendim tjetër, si dhe masa të tjera. /21Media