Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

IKPShK- Tre të vdekurit e sotëm kishin rezultuar negativ për COVID-19

Në raportin 24 orësh të publikuar në ora 15:00, IKSHP kishte njoftuar se në 24 orë janë shënuar 3 raste të vdekjes me COVID-19.

Mirëpo më vonë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në një sqarim kanë thënë se në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë COVID negativ.

Spas IKSHP,  3 viktimat e shënuara në 24 orët e fundit, kishin arritur që të largojnë virusin nga trupi mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të shkaktuar nga koha sa kanë vuajtur nga COVID-19 dhe sëmundjet shoqëruese, kanë vdekur.

“Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative”, thuhet në njoftimin e IPKShK-së.
Sot nga 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 63 kanë rezultuar  pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.

126 persona të shëruar nga COVID-19