Hapat e parë për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës
Ministria e Administratës Publike i ka nis procedurat për të jetësuar ndërtimin e Spitalit të Prishtinës. Kjo ministri e ka hapur tenderin për Studimi i fizibilitetit për spitalin e Prishtinës. Për këtë studim, MAP-i i ka ndarë 700 mijë euro.
Përveç studimit të fizibilitetit, kompania që do të marrë këtë kontratë do të bëjë programimin dhe zhvillimin e dizajnit teknik zbatues për spitalin e Prishtinës.
Kriter për dhënien e kontratës është ‘çmimi ekonomikisht më i favorshëm’. Çmimi ka peshë vetëm 25% të totalit të pikëve në ofertim, ndërsa kriteret tjera janë kryesisht profesionale.
Bizneset duhet të ofertojnë në vetëm dy fusha. E parë është studimi i fisibilitetit dhe hartimi i Programit projektues në bazë të studimit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës sipas specifikimit të dhënë.
Ndërsa, kjo ministri ka kërkuar që bizneset të ofertojnë edhe për hartimin e projektit detal zbatues për Spitalin e Përgjithshëm, sipas specifikimeve teknike të dhëna dhe programit projektues në bazë të Studimit te Fisibilitetit pas aprovimit nga ana e Investitorit.
Ofertat për këtë tender janë dorëzuar me 1 gusht, por pas dy korrigjimeve të gabimeve, data e ofertimit është shtyrë për 26 gusht.