Grumbuj qytetarësh në pritje për marrje të insulinave dhe barnave në QKMF në Prishtinë

Nga dritarja po presin disa qytetarë për të marrë barnat dhe insulinat e nevojshme për përmirësim të shëndetit të tyre në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në anën tjetër vendi është duke luftuar për pandeminë e COVID-19, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë vendosur masa parandaluese për përhapje të infeksionit, por jo të gjithë po i respektojnë rregullat.

Tutje në këtë QKMF sot ka filluar vaksinimi për grip sezonal por për shkak të mosrespektimit të masave anti- COVID është anuluar vaksinimi për ditën e sotme.