Ilustrim

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 37 pacientë me COVID-19.

Sipas raportit ditor, 2 pacientë janë në respiratorë, 26 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Kurse nga personeli i spitalit bëhet e ditur se aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtorë të shërbimeve teknike.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 14 mijë e 446 persona, prej tyre 11 mijë e 33 janë shëruar dhe 581 të tjerë kanë vdekur.