Foto: KALLXO,com

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalin e Ferizajt

Spitali Rajonal i Ferizajt ka trajtuar pacientë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Drejtori i spitalit, Jeton Zeqiri, tha për KALLXO.com se aktualisht në këtë spital po trajtohen 32 pacientë, prej tyre 30 janë  nën asistim me oksigjeno – terpai ndërsa një pacient tjetër është në maskën CPAP.

Instituti Kombëtar i Shëndetësië Publike sot ka njoftuar se në nivel vendi janë regjistruar edhe 289 raste të reja me COVID-19, përderisa në Ferizaj u regjistrun 12 raste brenda 24 orëve.

Tutje nga njoftimi i IKShPK-së mësojmë se 14 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit, në mesin e tyre është edhe një 47 vjecar nga komuna e Pejës.

Kosova është duke e luftuar pandeminë SARS-CoV-2 që nga 13 marsi 2020, deri më tani numri i të infektuarve ka arritu 57.317, fatkeqësisht 1.447 kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit