Foto: REL

Gjashtë persona të prekur me COVID vdesin në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve, gjashtë persona të prekur me COVID-19 kanë vdekur në vendin tonë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç)”, njofton IKShPK.

Tutje është bërë e ditur se në nivel vendi janë shënuar 206 raste pozitive me COVID-19.

Deri më tani në Kosovë 1,363 persona kanë vdekur nga SARS-CoV-2, ndërsa 52,943 janë infektuar.

Njoftimi i IKShPK-së:

389 TË SHËRUAR DHE 206 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 206 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 53,982 raste nga 198,342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,383 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46,648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,951.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti.