Tri ushtrimet kryesore për dobësimin e barkut

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vendet më të zhvilluara numri i personave me sëmundjen e obezitetit është dukshëm më i lartë.

Ekspertët e shëndetësisë  thonë se rritja në masë e personave me mbipeshë kryesisht vjen për shkak të modernizmit të shoqërisë, duke shkaktuar rrjedhimisht edhe rehati e qetësi psikologjike.

Leonardi nga Transformohu do të na tregojë për ushtrimet e dobësimit të barkut dhe rëndësinë e  zhvillimit të tij.

Ushtrmi i parë për zhvillimin e barkut është për pjesën e poshtme dhe duhet të bëhet në fillim, pasi që është më i vështirë.

Ushtrimi i dytë është ‘ab crunchers’, ku duhet t’i mbajmë këmbët lartë dhe të ngrisim pjesën e epërme të trupit.

Ushtrimi i tretë është më mbajtje të këmbëve dhe është e rëndësishme që të keni një partner për ta performuar këtë ushtrim. Pjesa e këmbëve duhet të mbetet statike dhe kjo ndihmon që pjesa ‘bërthamë’ të zhvillohet dhe forcohet.

Faktorët gjenetik janë një ndër arsyet kryesore për shkaktimin e obezitetit dhe për këtë arsye trajtimi i kësaj sëmundje kërkon qasje disiplinore dhe vullnet të madh tek personat e prekur.

KALLXO.com në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.