Tri ushtrime për formimin e bicepsit

Muskuli biceps është ndër muskujt më të famshëm në trupin e njeriut. Kur dikush ju kërkon të tregoni muskujt, gjëja e parë që bëni është forcimi i muskulit biceps.

Kur filloni procesin e ushtrimeve dhe ndërtimit të muskujve, një nga pjesët kryesore që njerëzit, e sidomos meshkujt, duan ta nxjerrin në pah ëshë bicepsi, duke marrë parasysh se është një nga muskujt më të dukshëm në trupin e njeriut.
Artori nga Transformohu do të nga tregojë për procesin e ndërtimit të këtij muskuli dhe përqendrimin që duhet ta keni gjatë këtij ushtrimi.

Ushtrimi i parë për formimin e bricepsit është ngritja e shufrës së lakuar.  Në këtë ushtrim duhet të fokusoheni, në mënyrë që gjatë ngritjes të shtrëngoni bricepsin.

Ushtrimi i dytë është ‘alternated briceps curl’. Ky ushtrim është shumë i rëndësishëm që më fund të lëvizjes me e forcu bricepsin edhe me u fokusu që me e kontraktu muskulin për rezultate sa më të mira.

Ushtrimi i tretë është ‘çekani’ ku në mënyrë të drejtë i ngritë dy pesha të lira dhe fokusoheni në forcimin e pjesës së jashtme të muskulit të bricepsit. Këto tre ushtrime theksojnë bricepsin tuaj për rezultate sa më të mira.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.