Tri përfitimet e humbjes së peshës

Humbja e peshës është një nga proceset më të vështira për një person të prekur nga obeziteti. Ekspertët thonë se humbja e peshës është një proces që lidhet direkt me trurin e njeriut dhe vullnetin e tij.

Dobësimi dhe  humbja e peshës ndikon edhe në frymëmarrjen e personit, ku është dëshmuar se ndikon drejtpërdrejtë në funksionin e mushkërive. Ajo ka ndikim edhe në zemër, ku humbja e një peshe të caktuar, ulë gjithashtu edhe rrezikun e sulmit në zemër.

Artori nga Transformohu do të na tregojë për përfitimet e humbjes së peshës dhe ndikimin  në shëndetin fizik dhe mendor të njeriut.

Hapi kryesorë  për humbjen e peshës është vetbesimi. Kur ju ushtroni dhe humbni peshë, fillon të përmisohet trupi dhe kjo ndikon në vetbesimin tuaj, ku lirohet dopamina dhe filloni të ndiheni mirë me veten.

Hapi tjetër, është ngritja e imazhit se si e shihni ju veten dhe si ju shohin të tjerët. Që do të thotë, kur ju ushtroni, ndiheni më mirë, ju e shihni vetën në një mënyrë tjetër dhe e keni një sens të arritjes, si çdo qëllim tjetër në jetë.

Hapi i tretë dhe më kryesori, është që fillon shëndeti juaj të përmisohet. Domethënë, duke ushtru dhe duke u ndjerë mirë, keni shanca më të vogla që të prekeni nga ndonjë sëmundje.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.