Tri mënyrat më të shpejta për djegien e dhjamit

Mbi pesha apo sëmundja e obezitetit është një nga sëmundjet me rritjen më të shpejtë në nivel global. Sipas të dhënave zyrtare, obeziteti po shënon rritje në veçanti tek vendet e zhvilluara si ShBA-të dhe në Evropë. Nga shumë ekspertë, obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit 21.

Artori nga Transformohu do të na tregojë tri mënyrat më të shpejta për djegien e dhjamit. Sipas tij, humbja e peshës nuk lidhet me dieta strikte, por me balancimin e ushqimit dhe intensitetin e ushtrimeve.

Mënyra e parë për djegien e dhjamit është krijimi i  deficitit të kalorive. Që do të thotë balancimi i tre makronotrientëve kryesorë, të cilat janë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që me ‘vdekë urie’ apo me ngrënë vetëm një herë në ditë, ti mundesh me honger 5 herë në ditë edhe prapë mënyra e dytë është ushtrimi. Domethënë, ushtrimi me pesha është shumë i rëndësishëm për trupin sepse e mban masën muskulare, ku trupi djeg më shumë dhjam.

Dhe mënyra e tretë është kombinimi i dy të parave me Hiit-Kardio, që është kardio intensiteti i lartë, ku ju për 20 minuta, djegni kalori më shumë se sa të ushtrosh në trakë për orë të tëra.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu, në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.