Tri arsyet pse duhet të ushtrojmë

Aktiviteti fizik sjellë përfitime të jashtëzakonshme për trupin e njeriut. Përfshierja në aktivitete fizike përveç shëndetit fizik ka ndikime tjera edhe në humorin tonë, rrit koncentrimin, përmison gjumin, ulë nivelin e stresit dhe depresionit, rrit produktivitetin në punë e shumë përfitime të tjera.

Sipas studimeve të shumta, aktiviteti fizik dhe sporti ndikon edhe në lidershipin e njeriut. Një person që merret me sport ka prirje më të larta për udhëheqje të një grupi të caktuar dhe në efikasitetin e tij.

Leonardi nga Transformohu do të na tregojë se pse duhet të ushtrojmë dhe përfitimet që sjell fitnesi në shëndetin tonë.

Arsyeja e parë pse duhet me ushtru është sepse rritë produktivitetin e personit në fjalë. Që do të thotë që do ta kryeni punën tuaj me efikasitet më të madh.

Arsyeja e dytë është largimi i stresit. Gjithë stresi që mblidhet gjatë ditës, mund ta largoni duke ushtruar në fitnes, përmes ushtrimeve, intensitetit dhe ta qetësoni mendjen, e cila është edhe një lloj meditimi.

Arsyeja e tretë është se e rritë jetgjatësinë e personit. Përmes ushtimeve është vërtetuar shkencërisht se njerëzit mund të jetojnë më gjatë, për shkak të beneficioneve shëndetësore që i marrin përmes ushtrimeve.

Sipas studimeve, ushtrimet dhe fitnesi rrisin kujtesën, i bëjnë njerëzit më të zgjuar dhe më pak agresiv.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.