Rëndësia e ajrit të pastër në ushtrime

Ajri i pastër është një ndër faktorët kryesorë në shëndetin  e plotë të njeriut. Mendohet se ndotja e ajrit është shkaku i 24 mijë vdekjeve të parakohshme në vit në Britaninë e Madhe, ndërsa një në çdo 10 vdekje nga kanceri i mushkërive, i atribohet ajrit të ndotur.

Ajri i pastër ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe edhe në procesin e ushtrimeve dhe fitnesit.

Leonardi nga Transformohu do të na tregojë për rëndësinë e ajrit të pastër në ushtrime dhe se si ndikon ai në përfomancën fizike të njeriut.
Eshtë vertëtuar shkencërisht që papastërtia e ajrit mund ta ulë intelegjencën e një personi, e sidomos përformancën fizike. Prandaj, për një ambient  të mbyllur siç eshtë një fitnes, duhet ta kemi temperaturën as shumë të lartë e as shumë të ulët.

Duhet gjithashtu ta kemi të kontrolluar lagështinë, por duhet të kemi edhe ajër të pastër dhe të mjaftueshëm në mënyrë që të kemi performancë të mjaftuar fizike. Këto janë ndër arsyet pse duhet të ushtroni në një ambient të pastër.

Në anën tjetëer, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është një nga qytetet më të ndotura në botë, për shkak të termocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa  çdo vit në kryeqytetin kosovar bëhet thirrje për marrjen e masave, për parandalimin e ndotjes së ajrit, si një nga shkaktarët kryesorë të kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me të.

KALLXO.com në bashkëpunim me Tranformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.