Personat që ushtrojnë nuk mbeten të shkurtër

Gjithmonë ka egzistuar përshtypja se personat që ushtrojnë me pesha të rënda mbesin të shkurtër.

Sidomos për personat nën moshën 16 vjet, është thënë se nuk guxojnë të ushtrojnë, sepse rrezikojnë të mbesin për gjithë jetën të shkurtër.

Mirëpo, Leonardi nga Transformohu do të na tregojë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe që është krejt e kundërta, ku me anë të ushtrimeve lirohet hormoni i rritjes.

A mbeten të shkurtë personat që ushtrojnë nën moshën 16 vjet? Kjo është një mit dhe është e bazuar në ‘mitologji’ urbane, ku thuhet se kompresohet kurrizi i personit.

Kjo është totalisht e pavërtetë sepse nuk ka efekt negativ në zhvillimin e personit.

Në fakt, nëse ushtroni me pesha, mund të kontriboni në rritjen tuaj, në gjatësi, për shkak se lirohet hormoni i rritjes.

Prandaj, sa më shpejtë të filloni të ushtroni, aq më mirë është dhe mësoni të  aplikoni këtë mënyrë të shëndëtshme të jetesës.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.