Mënyra më e mirë e heqjes së dhjamit të barkut

Dhjami i tepërt konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të mbipeshës tek njerëzit. Varësisht prej metabolizmit të trupit, bëhet edhe shpërndarja propocionale ose jo e dhjamit. Ka raste kur tek njerëzit dhjami shpërndahet në pjesë të barabarta në trup, ndërsa në disa raste të tjera dhjami formohet vetëm në pjesë të caktuara të trupit.

Një gjë e tillë ndodh kur njeriu konsumon më shumë ushqim se sasia e kalorive të djegura.

Artori nga Transformohu do të na flasë për mënyrën më të mirë të largimit të dhjamit nga trupi, si dhe mundësinë e përshpejtimit të këtij procesi.

Largimi i dhjamit në një pjesë të caktuar të trupit nuk është edhe aq e kontrollueshme nga ne. Ajo zgjedhet në bazë të gjenetikës së personit. Varësisht si e keni të programuar, ashtu edhe largohet dhjami.

Por, ne mundemi me e përshpejtu largimin në një pjesë të caktuar, duke u fokusu me ushtrime më shumë në atë pjesë.

Nëse ushtrojmë për bark, ajo e rritë probabilitetin që ne me e largu barkun. Kështu që ushtrimi më i shpeshtë i barkut, ndihmon në largimin më të shpejtë të dhjamit të barkut.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.