Katër ushtrimet kryesore për formësimin e krahut

Muskujt e krahëve konsiderohen si pika kryesore e rezultatit, kur një person mirret me ushtrime. Jo rastësisht, njerëzit, sidomos meshkujt që mirren me fitnes mundohen të shfaqin këtë pjesë të trupit. Krahët janë rezultat i asaj se sa keni ushtruar dhe sa keni vullnet për të vazhduar.

Ka shumë mënyra për të forcuar muskujt e krahut, ndërsa Artori dhe Leonardi nga Transformohu do të na tregojnë për katër ushtrimet kryesore për formësimin e krahut.

Ushtrimi i parë për formimin e krahut, është ngitja anësore. Ky ushtrim ju ndihmon që me e rrit gjanësinë e trupit dhe me e formësu pjesën e mesme të krahut.

Ushtrimi i dytë është ngritja e përparme. Ky ushtrim e formëson pjesën e përparme të krahut.

Ushtrimi i tretë  është formimi prapëm i pjesës së krahut. Në këtë ushtrim është shumë me rëndësi që me e ‘shtrydhë’ pjesën e pasme të krahut.

Ushtrimi i katërt është shoulder press me ‘dumbbell’. Edhe ky ushtrim ndihmon në formësimin e pjesës së parme edhe pjesës së mesme të krahut. Gjithashtu edhe i jep volum krahut.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.