Gratë që ushtrojnë nuk bëhen ‘bildere’

Femrat që ushtrojnë fitnes dhe mund të bëhen me muskuj, është një nga komplekset më të shpeshta që hasen tek femrat që dëshirojnë të merren me aktivitete fizike.

Një paragjykim i tillë është në përgjithësi  për femrat që merren me sport.

Në anën tjetër, ka shumë shembuj  që në sporte të caktuara femrat janë më të zonjat se meshkujt.

Por, Leonardi nga Transformohu do të na tregojë se paragjykimi se femrat mund të bëhen ‘bildere’ është thjesht  një mit dhe nuk është fare e bazuar në  fakte shkencore. Sipas Leonardit, natyra femërore nuk e lejon ndërtimin e muskujve, siç ndodh tek një mashkull.

Frika e femrave që ushtrojnë, që  mund të bëhen ‘bildere’ është po ashtu një mit tjetër dhe nuk është aspak e vërtetë.  Kjo është sepse natyra femërore, gjenetika femërore nuk e lejon ndërtimin e muskulaturës si tek një mashkull.

Ushtrimet me pesha vetëm kontribojnë në djegien e dhjamit dhe formimin e trupit.

Nëse ushtroni me pesha me kombinim me kardio dhe një dietë të mirë ju do të tonifikoheni dhe do të ju pëlqej vetja se si dukeni, larg asaj të dukeni me muskuj dhe të zhvilluar si një ‘bilder’.

KALLXO.com në bashkëpunim me Transformohu në vazhdimësi do të ofrojë këshilla për humbjen e peshës dhe rëndësinë e ushtrimeve në shëndetin e njeriut.