Fitnesi në karantinë: Cili ushtrim na ndihmon ta rrisim pulsin e zemrës dhe të djegim kalori

Shkaku i pandemisë së COVID -19, janë mbyllur të gjitha palestrat sportive, duke bërë q shumë sportist të humbasin ushtrimet e tyre që i kanë praktikuar rregullisht në palestra.

 

Leonard Nikaçi nga Transformohu, në bashkëpunim me KALLXO.com dhe KallxoSport do të sjellin këshilla për fitnes se si duhet të stërviteni në shtëpi.

Në videot e mëhershme Leonardi na ka treguar ushtrime për sesi t’i djegim kaloritë dhe të fitojmë kondicion nga shtëpia, si t’i bëjmë ushtrimet e këmbeve nga shtëpia.

Ushtrimi ‘skater jumps’ na ndihmon që ta rrisim pulsin e zemrës dhe të djegim më shumë kalori pasi intensiteti i këtij ushtrimi është më i lartë.

Leonardi do të tregoj se si ekzekutohet ky ushtrim me saktësi.

Po ashtu Transformohu e ka bërë programin e ushtrimeve të cilin mund ta shkarkoni falas prej shtëpisë.

 

Fitnesi në karantinë: Ushtrimi power jack na ndihmon që të djegim kalori më shumë