Fillon shkollimi specialistik edhe për 166 specializantë

166 specializantë nga 1 shkurti do të fillojnë shkollimin specialistik me financim nga Ministrin e Shëndetësisë.

Fillimin e shkollimit e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka shkruar se ky është lajm i mirë për shëndetësinë dhe shtetin e Kosovës.

“Entuziazmi dhe pasioni i tyre për të vazhduar specializimin, është për t’u vlerësuar shumë. Nga marrja e mandatit, e zbatova zotimin tim se asnjë mjek nuk do të jetë pa punë në Kosovë, i pranuam të gjithë aplikantët për specializim dhe konkursi për specializmet do të vazhdojë edhe këtë vit”, është shprehur Zemaj.

Ministri gjithashtu u bëri thirrje specializantëve të mos e harrojnë betimin e Hipokratit.

Kujtojmë se në muajin maj 2020 specializimin e filluan 661 mjekë.

661 mjekë specialistë në Kosovë, që nga viti 2017 nuk janë bërë specializime