Foto: Spitalii Ferizajt

Ferizaj, vetëm edhe gjashtë shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Aktualisht në Spitalin Rajonal të Ferizajt janë të shtrirë 64 pacientë me COVID-19, përderisa spitali ka 70 shtretër për trajtimin e pacientëve me coronavirus.

“64 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt rreth 57 prej tyre janë me oksigjeno- terapi, tre janë me maskë CPAP”, konfirmoi drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

Tutje, Zeqiri tregoi se shtatë pacientë pritet të lirohen nesër për në shtëpi, por e gjithë kjo varet nga gjendja e tyre shëndetësore.

Në Spitalin Regjional të Ferizajt tre mjekë dhe tre infermier janë të infektuar me SARS-CoV-2.

Sot në Ferizaj janë shënuar 24 raste të reja me COVID-19, përderisa në nivel vendi janë regjistruar 645 raste me coronavirus.

Brenda 24 orëve janë shënuar 12 vdekje si pasojë e infeksionit me coronavirus,ndërsa për 23 ditë të muajit nëntorë kanë vdekur 245 qytetarë.

Kosovë, për 23 ditë COVID-19 mori jetën e 245 personave