Faktet dhe historia e hudhrës: E vërteta rreth vampirëve dhe përfitimeve shëndetësore

Për mijëra vjet, është përdorur një perime, një erzë për ta aromatizuar ushqimin, për t’i trajtuar infeksionet e veshit dhe për t’i larguar vampirët: hudhrën.

Sipas CNN, hudhra është pjesa e ngrënshme e një bime në familjen e zambakëve, perime vendase në Azinë Qendrore. Përveç që e bën shijen më të mirë të ushqimit, hudhra është përdorur tradicionalisht për qëllime shëndetësore nga kultura të tilla si egjiptianët, grekët, romakët, kinezët dhe japonezët.

Lidhja folklorike midis vampirëve dhe hudhrës ka të bëjë me alicinën, përbërja kryesore e squfurit që “lëshohet kur pritet karafili i hudhrës”, deklaron Eric Block, profesor i dalluar i kimisë në Universitetin Shtetëror të Albany New York dhe autor i “Hudhra dhe Alliume të Tjera: Mitologjia (Lore) dhe Shkenca”.

“Arsyeja për praninë e përbërjeve të squfurit në hudhër është që të lejojë hudhrën të mbijetojë (ndërsa është) në tokë, ku është e rrethuar nga grabitqarët mikroskopikë dhe më të mëdhenj se kaq”, tha Block. “Përbërjet me erë të djegstë që lëshohen kur prishet karafili i hudhrës shërbejnë për të parandaluar sulmet e mëtejshme”.

Disa evropianë mesjetarë besonin se vampirët – pirësit e trilluar të gjakut që kanë arritur të dominojnë në zhanrin e tmerrit – janë krijuar nga një sëmundje gjaku, kështu që njerëzit mbanin hudhër duke menduar se ishte një antibiotik i fortë që mund t’i vriste vampirët.

Porfiria e çrregullimit të gjakut mund ta ketë mbështetur këtë besim, sipas Muzeut të Historisë Natyrore Carnegie. Porfiria është një grup çrregullimesh të karakterizuara nga një enzimë e dëmtuar, një ingredient me përbërje të kuqe e të thellë, që përmban hekur dhe që ndihmon në transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Komplikimet e këtij çrregullimi mund ta bëjnë lëkurën të zbehtë dhe të tkurret mishi, gjë që mund t’i bëjë dhëmbët të duken më të mëdhenj. Hudhra dhe rrezet e diellit mund t’i përkeqësojnë simptomat, kështu që njerëzit me Porfiria mund ta shmangin atë – një zakon që disa njerëz ia atribuojnë vampirizmit. Duke thithur gjak njerëzor, “vampirët (ose njerëzit me porfiria) teorikisht mund t’i rimbushin rezervat e tyre të heme-s”, thotë një dokument i publikuar në vitin 2014 në QJM: Gazetë Ndërkombëtare e Mjekësisë.

Roli i allicinës që gjendet tek hudhra

Allicina është gjithashtu përbërja në të cilën janë kredituar shumica e përfitimeve të mundshme shëndetësore që i atribuohen hudhrës. Disa studime të vogla kanë sugjeruar që hudhra mund të jetë e dobishme për përmirësimin e lehtë të presionit të gjakut, kolesterolit, funksionit imunitar, parandalimit të disa kancereve dhe stresit oksidativ – një çekuilibër që mund të çojë në sëmundje të tilla si kanceri, Alzheimer dhe diabeti.

Në doza të larta, përbërjet e hudhrës thuhet se kanë ndihmuar në mbrojtjen e organeve nga toksiciteti i metaleve të rënda. Një studim katër javësh i punonjësve të një fabrike baterish të veturave zbuloi se hudhra ul nivelet e plumbit në gjak me 19%.

Sipas Alan Slusarenko, profesor i fiziologjisë së bimëve në RwTH Aachen University në Gjermani, “ekziston shumë folklor lidhur me efektet e dobishme shëndetësore të hudhrës në dietë.” “Megjithatë, ne nuk kemi të dhëna nga provat klinike të kontrolluara.”

Rezultatet e studimit kanë qenë jo përfundimtare ose nën nivelin e nevojshëm të pjesëmarrjes. Për më tepër, shumë nga këto studime kanë përdorur hudhër që është një dozë shumë e lartë, e përqendruar, ose e dhënë në një formë të allicinës së stabilizuar. Një arsye tjetër që disa studiues kanë stabilizuar alicinën është se kur hudhra hyn në trup, trakti tretës duhet ta shkatërrojë atë dhe ta neutralizojë atë përpara se mëlçia të marrë përsipër bartjen e mbeturinave dhe ta ndihmojë qarkullimin e gjakut të thithë lëndët ushqyese. Prandaj, “shanset për të arritur një qelizë diku në trup janë shumë të vogla”, shton tutje Block.

Çështja: Si ta shndërroni allicinën në një ilaç të dobishëm

“Ky ka qenë problemi i madh: Si e merrni këtë përbërës alicinë, me të gjitha këto veti të mrekullueshme të demonstruara në qelizat (njerëzore), dhe ta bëni shndërroni atë në një ilaç të dobishëm?”, thotë Block.

“Të përpiqesh ta shndërrosh atë në një ilaç ka dalë të jetë një provë shumë, shumë sfiduese dhe ka bërë që shumë kompani – që janë në kërkim të fitimit të parasë – të bëjnë pretendime të rreme bazuar në aktivitetin e këtyre përbërjeve në qeliza”, shtoi ai. Me fjalë të tjera, disa kompani kanë qenë “duke u përpjekur t’i bindin njerëzit se vetëm për shkak se ata janë shumë aktivë në të gjitha këto eksperimente, ajo është gjithashtu aktive si një pilulë ose si një aditiv”.

Allicina “shkatërrohet” kur gatuhet, tha Slusarenko,”dhe shtesat/aditivet zakonisht nuk kanë përmbajtje të ndryshueshme të alicinës”.

Dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA, nuk i rregullon aditivat dietike, kështu që “reklamuesit mund të thonë çfarë të duan”, dekalron Block.

Efektet e mundshme anësore 

Marrë parasysh këto çështje, mund të mendoni se njerëzit thjesht mund të hanë hudhër të papërpunuar për përfitime shëndetësore.

Megjithatë, kjo nuk është një ide e mirë për disa arsye: Meqenëse alicina është mbrojtje shumë e fuqishme e hudhrës, ngrënia e hudhrës së papërpunuar “mund të shkaktojë acarim të rëndë dhe djegie”, shton tutje Block. Sa më i ngadalshëm metabolizmi i një personi, aq më shumë ka të ngjarë që ai mund të përjetojë efekte anësore të tilla si skuqje, urth, acarim stomaku dhe djegie në ezofag ose traktin tretës.

Disa njerëz që kanë konsumuar hudhër të papërpunuar ose e kanë fërkuar atë në lëkurën e tyre “kanë pësuar një lloj plage në dhomën e urgjencës me djegie të shkallës së dytë”, shtoi Block.

Disa kultura nuk e kanë këtë problem. Në disa zona të Mediteranit, për shembull, “njerëzit përtypin hudhër dhe unë mendoj se ata kanë krijuar një rezistencë ndaj tij”, tha Block. Por për shumë të tjerë, është “e rrezikshme dhe nuk duhet të përdoret kurrë prej fëmijëve. Dhe nuk duhet të përdoret në zona të ndjeshme të trupit”.

Pozitiv, por jo ilaç shërues për gjithçka

Ndoshta përfitimi më i madh i hudhrës nuk është ajo që shkenca ka thënë për të, por më tepër se si hudhra mund të na ndihmojë të ushqehemi më mirë.

Hudhra ka rreth 2% të vlerës së rekomanduar ditore të manganit, fosforit dhe vitaminës B6, dhe 1% deri në 2% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit, vitaminës C, kaliumit dhe selenit. Aroma dhe shija e hudhrës mund të rrisë aromën e mishit, shpendëve, prodhimeve të detit, perimeve, makaronave, picave, etj. “Është vetëm një pjesë e një diete të shëndetshme, së bashku me ngrënien e boronicave dhe gjithçkaje tjetër që mund të hamë”, tha Block.

“Shkencërisht, hudhra dhe qepa dhe bimët e ngjashme janë me të vërtetë një nga mrekullitë e natyrës. Unë mendoj se ekziston një shkencë shumë emocionuese që mund të zbulohet në të ardhmen”, tha Block.

“Është e mundur që në të ardhmen, shkencëtarët të zbulojnë mënyra për t’i përdorur këto molekula të shquara në mënyrë të tillë duke i trajtuar sëmundjet. Por, e përsëris, kjo duhet të bëhet duke përdorur fuqinë e plotë të shkencës për t’i testuar përbërjet në një mënyrë të ndershme dhe të sinqertë për t’u siguruar se ato në të vërtetë funksionojnë “.

Përkthimi: Nuhi Shala