Distanca nuk mbahet as brenda sallës '1 Tetori' - FOTO

Pas skenave të grumbullimit të qytetarëve  jashtë sallës “1 Tetori” që prisnin për vaksinim, e njëjta situatë është edhe brenda sallës, përkundër faktit që ka hapësirë të mjaftueshme.

Brenda sallës ka mjaftueshëm ulëse të lira për të mbajtur distancë së paku 2 metra nga njëri-tjetri.

Nga ajo që është parë gjatë ditës së sotme, qytetarët janë ulur të gjithë në një pjesë teksa pjesa tjetër e sallës ka qenë e zbrazët.

Qytetarët kanë qëndruar ulur së bashku teksa prisnin që të thirrej numri i tyre për vaksinim.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë shpërndarë 1 mijë numra për vaksinim dhe kështu pritet të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Personeli brenda sallës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në mëngjes për t’u pajisur me numër në mënyrë që të hyjnë në radhë për vaksinim.

Derisa, pak orë më parë janë janë vendosur rrethoja përballë hyrjes së Qendrës së Vaksinimit që nuk kanë qenë të vendosura në mëngjes kur edhe është raportuar për grumbullim të qytetarëve.

Kurse, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, grumbullimi është shkaktuar për arsye se kanë ardhur qytetarë edhe nga komunat e tjera.

Aktualisht në Kosovë janë duke u vaksinuar personat mbi moshën 65 vjeç.

Qytetari e krahason pritjen për vaksinë me ato për të marrë bukë më 1999 në Bllacë- VIDEO