Disa javë pas masave të bllokadës, rastet në Angli kanë rënë për 30%

Nga fundi i javës së tretë të bllokadës së dytë në nivel kombëtar të Anglisë, bllokadë kjo e cila ka filluar këtë muaj në përpjekje për ta frenuar një valë të dytë të infektimit me koronavirus, numri i rasteve të reja ka rënë për 30%, sipas të dhënave më të reja, shkruan New York Times

Sipas zbulimeve të fundit nga studimi i Imperial College London React, disa pjesë të Anglisë Veriore, të cilat në veçanti kanë qenë të goditura seriozisht nga pandemia Covid-19, madje kanë përjetuar një rënie edhe më të madhe, 

Mirëpo, sipas BBC-së, Matt Hancock, sekretari britanik i shëndetësisë, paralajmëroi se të dhënat, megjithëse premtuese, treguan se vendi nuk mund ta”heqë akoma këmbën nga pedalja frenuese”. Në një postim në Twitter të dielën vonë, Z. Hancock paralajmëroi se “ne nuk do të duhej ta harxhojmë progresin tonë,  tani mund të shohim dritë në fund të tunelit” me testimin masiv ndërkohë që mostrat premtuese të vaksinave (CVV) të koronavirusit po rezultojnë efikase.

Bllokada aktuale e Anglisë do të përfundojë menjëherë pas mesnatës të së mërkurës. Megjithatë heqja e kufizimeve do të bëhet me ndryshime në të gjithë vendin, për shkak se rajonet do të levizin në njërën prej tri niveleve bazuar në nivelin e tyre aktual të infeksionit. Britania është ende duke u përballur me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në Evropë si dhe me recesionin e saj më të thellë të regjistruar, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se efektet e goditjes së pandemisë mund të zgjasin me vite të tëra.