COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dalin rezultatet nga 1530 testime për COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga  1530 mostra të testuara,  478 raste kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve 11 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2 në nivel vendi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër komuna me më së shumti raste me COVID-19 sot janë shënuar në Prishtinë me 205 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime”, thuhet tutje në njoftim.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19