Foto: Facebook

COVID-19, rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 124 pacientë të infektuar me COVID-19.

Numri i pacientëve me coronavirus të cilët kanë nevojë për oksigjeno- terapi është rritur për tetë pacientë, përderisa dje ishin 91 pacientë me oskigjeno- terapi sot janë 99 të tillë, gjithashtu është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në Spital, një ditë më parë ishin 117 pacientë me COVID-19 të shtrirë ndërsa sot janë 124.

Tutje nga raporti ditor i Spitalit kuptojmë se 19 pacientë me SARS-CoV-2 janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy janë në respiratorë.

Në anën tjetër infeksioni COVID-19 ka prekur edhe një pjesë të stafit shëndetësorë.

“Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 30 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 13 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik”, thuhet në raportin e spitalit.

Deri më tani janë infektuar  nga coronavirusi 35.549 persona, 21.746 janë shëruar ndërsa 939 kanë vdekur.

Pejë, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë