Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

COVID-19, pesë të vdekur brenda 24 orëve

IKShPK ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar edhe pesë vdekje si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Gjitashtu është bërë e ditur se 288 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në nivel vendi, ndërsa sa i përket komunave, Prishtina prin për nga numri i rasteve me virus.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë”, thuhet tutje në njoftim.

IKShPK kërkon nga qytetarët që të mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektohet distanca.