COVID-19, numër i lartë i pacientëve në oksigjenoterapi

352 pacientë të konfirmuar pozitivë me SARS-CoV-2 – COVID-19 janë duke u trajtuar nëpër klinikat dhe spitalet rajonale në vend.

Nga raporti ditor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës bëhet e ditur se një numër i lartë i pacientëve me COVID-19 janë duke u asistuar me O2 apo oksigjeno – terapi, 410 sosh.

23 pacientë janë me maskë CPAP si dhe gjashtë pacientë janë në respiratorë.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Pulmologjisë, Mjekësia Intensive Qëndrore, Klinika e Pediatrisë dhe Mjekësia Sportive janë duke trajtuar pacientë të infektuar me sëmundjen ngjitëse COVID-19.

217 pacientë janë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së, përderisa 311 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar nëpër spitalet rajonale.

Në raport gjithashtu thuhet se 88 pacientë ende nuk janë të konfirmuar nëse janë të infektuar me coronavirus apo jo.

Në anën tjetër numri i rasteve pozitive dita ditës është në rritje, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 467 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nëntë pacientë të tjerë kanë vdekur si dhe 214 qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni.

Aktualisht në Kosovë janë 8,026 raste aktive me coronavirus.

Vlenë të theksohet se Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk është furnizuar me vaksinën anti-COVID, ani pse një gjë e tillë u premtuar se do të bëhen të muajin shkurt.

 

Numër i lartë i të infektuarve në 24 orët e fundit