Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

COVID-19, nëntë persona kanë vdekur brenda 24 orëve 

Nëntë persona të infektuar me coronavirus kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK.

Tutje, në nivel vendi janë regjistruar 294 raste të reja pozitive me COVID-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

Rastet e reja nga 1729 testime për COVID-19