Foto: Facebook

COVID-19, 11 pacientë në gjendje të rëndë në Pejë

11 pacientë me coronavirus në Spitalin Rajonal të Pejës, janë në gjendje të rëndë.

Nga raporti ditor i spitalit gjithashtu bëhet e ditur se 53 pacientë me SARS-CoV-2 janë duke u trajtuar përderisa gjashtë prej tyre janë në respirator apo maskën CPAP, e 38 të tjerë janë nën asistim me oksigjeno-terapi.

Numri i rasteve pozitive në nivel vendi ka filluar të rritet. Dje IKShPK ka njoftuar se 461 raste të reja me COVID-19 të shënuara brenda 24 orëve, përderisa tre persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës në nëntor 2019.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë