Foto: REL/Reuters

Coronavirusi merr zyrtarisht emërtim të ri

Sëmundja e koronavirusit tani ka një emër të ri i cili zyrtarisht është emëruar si COVID-19 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton CNN.

Ky emërtim është një akronim për: CO për Corona, VI për virus, D për sëmundje. Numri 19 i referohet vitin 2019 që është edhe viti i shfaqjes së tij.

“Ne gjetëm një emër që nuk është një lokacion gjeografik, kafshë, individ apo grup njerëzish, i cili theksohet lehtë dhe  lidhet me sëmundjen. Vënia e emrit u bë për të shmangur emra të tjerë që mund të jenë të papërshtatshëm dhe stigmatizues,” tha drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.

Përgatiti: Ardita Zeqiri