COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Rezultatet nga 1,224 mostra të testuara për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se 174 rastet të reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,224 mostrave. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të IKSHP-së ka vdekur një person i moshës 76 vjeçare nga Vushtrria. Deri më tani 1,336 pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVDI në Kosovë ka arritur në 51,502, prej të cilëve 41,852 – prej tyre 445 në 24-orëshin e kaluar. Raste aktive me COVID aktualisht janë 8,314.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti