COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Prishtina e Gjilani prijnë me raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjilanit po prijnë me numrin e rasteve pozitive në COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të bërë nga IKSHPK në Komunën e Prishtinës në 24 orët e fundit kanë rezultuar 45 raste raste pozitive, ndërsa në atë të Gjilanit 20 raste.

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit,  komuna e Ferizajt ka 17 raste, komuna e Mitrovicës 16 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Pejës 12 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Kaçanikut 5 raste, komuna e Obiliqit 5 raste, komuna e Malishevës 4 raste, komuna e Rahovecit  4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Istogut 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Rriten rastet pozitive me COVID-19