I infektuari nga Vushtrria një 71 vjeçar

Personi i cili ka dalë pozitiv me koronavirus mbrëmë në Vushtrri është një  71 vjeçar.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. “1 muaj më pas, armiku i fshehtë, virusi Covid 19 është rishfaqur në qytetin tonë.

Sot, një qytetar i Vushtrrisë i lindur në vitin 1949, nga Studimja e Eperme është referuar nga sherbimi i urgjences në QMF 1, si rast i dyshuar për Covid 19, për në kliniken infektive.

Pas testimeve në IKSHPK i njejti ka rezultuar pozitiv. Gjurmimet epidemiologjike për këtë rast kanë filluar dhe në bashkëpunim me IKSHPK do të testohen kontaktet e këtij rasti.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat. “E kemi thënë vazhdimisht se nuk ka vend për relaksim, Shtabi Emergjent ju apelon që të mbani distancën, të përdorni mjetet mbrojtëse/maskat dhe të kujdesemi e të ruajmë njëri tjetrin.

Ne, bashkë, me disciplinë e fituam njëherë betejën me Coronavirus, lufta vazhdon deri në zbulim të vaksinës, POR bashkë duke qenë të kujdeshëm e fitojmë edhe këtë betejë dhe mbajmë qytetin dhe ekonominë hapun. Kjo varet prej secilit nga NE”,ka përfunduar Tahiri.

Mbrëmë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 884, prej tyre deri më tani janë shëruar 655 dhe 28 kanë vdekur./RTV21