Lajm i Fundit, Coronavirus

Gjilan: Raportohet viktima e radhës nga Coronavirusi

Edhe një person ka vdekur nga Coronavirusi. Viktima është nga Gjilani ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se pacienti ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Aga Musë (Musa Kurteshi), nuk e përballoi luftën me COVID-19. Sot, ndërroi jetë! Pushoftë në paqe, ashtu siç ka qenë paqësor ne këtë jetë! Ngushëllime familjes, miqve e dashamirëve”, ka shkruar Kurteshi-Emini.

Kosova është duke u përballur me rritje të madhe të rasteve të prekura me virus ndërsa numri i viktimave është duke u rritur çdo ditë. Deri në raportin e datës 29 korrik vendi ka 196 viktima nga virusi.