Dy të vdekur me COVID-19, IKShPK bën thirrje për kujdes të shtuar

COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja.

Kështu ka njoftuar sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Dy persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit.

IKShPK ka njoftuar se janë konfirmuar 12 raste të reja të infektuara.

8 persona janë shëruar, 15 janë hospitalizuar, ndërsa 204 raste janë aktive.

Gjatë kësaj kohe, sipas IKShPK-së 35 persona janë testuar.

Për shkak se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, të bartin maskat në ambiente të mbyllura, ta mbajnë higjienën dhe të vaksinohen.

“COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, fatkeqësisht sot kemi të regjistruar dy raste fatale të cilët kishin sëmundje shoqëruese” – thuhet në thirrjen e Institutit në Facebook.

Në Kosovë kanë vdekur gjithsej 3210 persona të infektuar më COVID-19.