
COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza
Dalin rezultatet ditore nga testimet për COVID-19
23.2.2021 - 15:06
368 raste të reja janë regjistruar sot në nivel vendi nga 2.843 testime për COVID-19.
211 prej rasteve të reja me coronavirus janë regjistruar në Prishtinë.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste, Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftim.