Dr. Lul Raka

A do të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid-19?

Mikrobiologu Lul Raka tha se personat që e kanë kaluar Covid-19 mund të vaksinohen. Ai në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21 tha se këta persona në fillim do e marrin vaksinën me doza të kufizuara.

“Personat që e kanë kaluar sëmundjen, mund ta marrin vaksinën mirëpo në fillim dozat do të jenë të kufizuara edhe nuk do jenë në rend të parë të pritjes”, tha Raka.

Apel për respektim të masave anti-Covid-19, Raka bëri edhe gjatë kësaj bisede, si dhe tha se “nëse refuzojmë marrjen e vaksinës, Covid-19 do ta kemi më gjatë se që e kemi menduar”. RTV21.tv