Buxheti për Ministrinë e Shëndetësinë, rreth 100 milionë euro më shumë se në vitin 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se buxheti i ndarë nga qeveria për vitin 2023 është 296 milionë euro.

Sipas MSh-së, ky është buxheti më i madh ndonjëherë për shëndetësinë.

Tutje, në njoftim potencohet se në vitin 2022 buxheti për shëndetësinë ishte 198 milionë euro.

Sipas njoftimit, me këtë buxhet do të ketë standarde të reja për listën e barnave esenciale, ku janë buxhetuar 60 milionë euro.

“Rritja e buxhetit për barna për vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 është 89%” – thuhet në njoftim.

Ndër pajisjet që do të sigurohen, sipas ministrisë, janë akceleratori linear për radioterapi, si dhe do sigurohen rezonanca magnetike për spitalet e përgjithshme dhe do të kompletohen spitalet rajonale me pajisje për laboratorët e patologjisë e citologjisë.

Përmes këtij buxheti do të vazhdojë ngritja profesionale me anë të specializimeve e sjellje të ekspertizave nga vende tjera.

Tutje, potencohet se eshtë buxhetuar po ashtu punësimi i profesionistëve të rinj, plan ky që, sipas ministrisë, do të ecë bashkë me ndryshimin rrënjësor të programit të specializimeve.

Ndërsa, theksohet se janë siguruar që të buxhetohet plotësimi i të gjitha nevojave në nivelin parësor që të mos ketë më asnjë Ambulancë të Mjekësisë Familjare të mbyllur pse nuk ka mjekë.

Për kujdesin parësor shëndetësor, do shtohen 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë dhe 100 në kujdesin dytësor. 42 pozita të reja janë buxhetuar për inspektorët shëndetësorë dhe farmaceutikë.

Sipas ministrisë, është planifikuar për herë të parë ndarja e pakove të veçanta për nënat dhe fëmijët në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Po ashtu, pako mbështetëse për pacientët në Klinikën e Onkologjisë të prekur nga kanceri.

Në buxhetin 2023 janë të planifikuara dhe mbështetja për mjekët që institucionet shëndetësore do të propozojnë për të sjellë nga mërgata, shqiptarë të rajonit dhe të huaj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023 që pritet të jetë rreth 3 miliardë e 212 milionë euro

Kryeministri Kurti ka njoftuar se të hyrat buxhetore presin që të ketë rritje prej 2 miliardë e 884 milionë euro.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me buxhetin për 2023: