Brenda 20 ditëve rezulton dy herë pozitiv për COVID-19

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor u infektua me COVID-19 dy herë në vetëm 20 ditë – që besohet të jetë koha më e shkurtër midis dy infeksioneve të dokumentuara që nga fillimi i pandemisë.

Sipas një studimi, një grua 31-vjeçare nga Spanja u infektua me variantin Delta të përcjellur nga varianti Omicron i virusit në më pak se tre javë kohë.

Studiuesit thonë se rasti tregon se edhe njerëzit e vaksinuar që kanë pasur COVID-19 “nuk mund të supozojnë se janë të mbrojtur kundër riinfeksionit”.

Dr Gemma Recio, nga Institut Catala de la Salut në Spanjë, një nga autorët e studimit, tha se ky rast e vë theksin tek potenciali i variantit Omicron për ta shmangur imunitetin e mëparshëm.

Rasti besohet të jetë hendeku më i shkurtër i njohur midis infeksioneve.

Punonjësja femër e kujdesit shëndetësor, e cila është mbajtur anonime, u infektua në dhjetor të vitit 2021, 12 ditë pasi mori vaksinën e saj përforcuese.

Ajo nuk kishte simptoma dhe shkoi në izolim për 10 ditë.

Vetëm disa ditë pasi u kthye në punë në muajin janar, ajo filloi të shfaqte simptoma të virusit – kollë dhe temperaturë si dhe ndjesi në përgjithësi jo mirë – dhe rezultoi pozitive.

Rasti i saj, i cili po prezantohet në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Portugali, besohet të jetë hendeku më i shkurtër i njohur midis infeksioneve.

Rasti vë në pah nevojën për të kryer mbikëqyrje gjenomike të viruseve’

Sipas Dr Recio “njerëzit që kanë pasur COVID-19 nuk mund të supozojnë se janë të mbrojtur kundër riinfeksionit, edhe nëse janë vaksinuar plotësisht. Megjithatë, sikurse infeksioni i mëparshëm me variante të tjera ashtu edhe vaksinimi duket se mbrojnë pjesërisht nga sëmundjet e rënda dhe nga hospitalizimi tek ata me Omicron.

“Ky rast nënvizon gjithashtu nevojën për të kryer mbikëqyrje gjenomike të viruseve në infeksione tek ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe në riinfeksione.

“Një monitorim i tillë do të ndihmojë në zbulimin e varianteve me aftësinë për të shmangur pjesërisht përgjigjen imune.”

Të gjeturat e fundit nga fusha e epidemiologjisë sugjerojnë se rreziku i riinfeksionit është 10 herë më i lartë me variantin Omicron krahasuar me variantin Delta.

Omicron tani është varianti dominues në pjesën më të madhe të botës./The Guardian