Ilustrim - Logot e partive politike kosovare

Adonis Tahiri tregon cilat parti i kanë paguar gjobat për tubime

Drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë publike gjobat për mosrespektim të masave anti-COVID nga partitë politike në vend.

Tahiri ka treguar se Lëvizja Vetëvendosja deri tani ka paguar gjashtë gjoba, Partia Demokratike e Kosovës ka paguar tre gjoba ndërsa Aleanca Kosova e Re ka paguar një gjobë.

Tutje ai ka potencuar se nga 20 gjobat e shqiptuar, 10 janë paguar deri më tani.

“Të papaguara ende, mbesin:

-LDK 5 gjoba;

-AAK 3 gjoba;

-LVV 1 gjobë;

-NISMA 1 gjobë.

“Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se në këtë kohë pandemie partitë politike në vend, në përjashtim të partisë FJALA kanë shkeluar masat e vendosuar për parandalim të përhapjes së infeksioni SARS-CoV-2.

A ndikuan tubimet partiake në rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë?