A e dini se ka ndryshuar temperatura e trupit të njeriut?

Ngrohja globale ka nisur të ndikojë shumë edhe në shëndetin e njerëzve.

Sipas një studimi, rezulton se trupi i njeriut ka pësuar ulje të temperaturës normale gjatë shekullit të kaluar.

Mendohej se temperatura optimale e njeriut është 37° Celcius, por kjo nuk vlen për njerëzit e ditëve moderne.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Universitetin Stanford në ShBA, të cilët kanë matur temperaturat e njerëzve nga vitet 2000 dhe i krahasuan me rekordet e ushtarëve që kanë luftuar në Luftën Civile në ShBA.

Studimi ka zbuluar se burrat e ditëve moderne kanë një temperaturë të trupit 0.58 ° C (1.06 ° F) më të ulët se homologët e tyre të shekullit të 19-të, ndërsa gratë janë më të ftohta me 0.32 ° C (0.58 ° F).

Studimi ka përfunduar se temperatura mesatare e trupit për burrat tani është rreth 36.6 ° C, nga rreth 37.16 ° C në fillim të viteve 1800.

Shkencëtarët kanë thënë se shkaku i ftohjes është ‘në thelb i papranueshëm’, por ata besojnë se mund të vijë nga përmirësimet në dietë dhe stilin e jetës.

“Të gjitha këto gjëra nënkuptojnë se megjithëse mendojmë për qeniet njerëzore sikur të jemi monomorfikë dhe kemi qenë të njëjta për të gjithë evolucionin njerëzor, nuk jemi të njëjtë. Ne fakt po ndryshojmë fiziologjikisht,”, ka thënë Julie Parsonnet, profesoreshë e mjekësisë dhe e kërkimit dhe politikës shëndetësore në Universitetin Stanford./21Media