94 pacientë në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 94 pacientë janë të shtrirë në klinikat për COVID-19 dhe Spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së, prej tyre 23 janë të konfirmuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 79 pacientë, prej tyre 14 me COVID-19.

 Në Klinikën Infektive, 32 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë dhe në atë të Gjinekologjisë, 1 paciente.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme, 15 pacientë, prej tyre 9 me COVID-19 dhe 8 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë- Spitali i Pejës, 4 pacientë dhe në Spitalin e Gjilanit, 9 pacientë.